Nga Ylli Manjani

Meqë na doli para syve nga mufkat që ka këputur mbrëmë tek emisioni Now i Erla Mehilli, Lul Basha më sjell në vemendje këto standarde të të bërit politikë:

1.Si të japësh një punë publike prej 1.5 miliardë eurosh pa tender, pa projekt e pa buxhet të miratuar. Kështu e bëri Luli me rrugën Durrës-Kukës, më e shtrenjta e gjithë punëve publike të derisotme.

Kujtoj këtu se të gjitha tenderat e përfolur si korruptive të Edi Ramës po ti mbledhësh së bashku, nuk e kanë kapur ende vlerën e dhënë nga Luli pa tender.

2.Si të mbyllësh një çështje korrupsioni madhor me raport mjeksor dhe procedura njoftimi. Tani bën si SPAK-ist posi, se ky i fundit nuk i fillon një hetim pasuror mbi bazën e çështjeve të mbyllura për procedurë.

3.Si të kafshosh dorën që të ushqen (politikisht d.m.th) vetëm për një vizë amerikane. Këtë bëri me Sali Berishën ky butak njëqelizor.

4.Si të nxjerrësh nga goja fjalë dhe rrenë. Është rrenci më i madh në hapësirën politike.

Këto cilësi më sjell në vemendje ai njeri, i cili ndëshkoi partinë që e mund ta sillte në pushtet, ua futi të gjithë bashkëpunëtorëve të afërt dhe, tani kandidon për një vend deputeti tek partia e vartësit të tij. Këtë të fundit kur e kishte në dorë nuk e rikandidoi në zgjedhjet e 2021.

Luli B i shoqes Yuri dhe i eurove të Atlantikut e jo vetëm…