Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP. Jozefin Marku pas eliminimit të tij nga shtëpia ka goditur Besart Klemendin i njohur ndryshe me emrin e artit Gjesti.

Dhuna u ushtrua brenda ambienteve të Big Brother, ndërsa në video mund të shihni edhe momentin kur Jozi godet me shuplakë Gjestin para kamerave, pikërisht në momentin kur po largohet nga shtëpia e Big Brother. Gjesti ka përfunduar në tokë, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e stablizuar.

Pas kësaj situate të rëndë para syve të publikut, policia ka mbërritur në ambientet e Big Brother ku arrestuan Jozin, duke e shoqëruar me pranga në duar, siç shihet edhe nga pamjet.

Ndërkohë burime për Report Tv kanë zbardhur dëshminë e ish banorit në Komisariatin nr. 6.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, citohet të ketë thënë ai.

Jozi ka qëndruar në Komisariat për 5 orë me radhë, deri në përfundim të procedurave, është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë.