Lidhur me kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA me kompaninë ‘Continental Strategy LLC’ ka reaguar në rrjetin social ‘X’ gazetari Daniel Friedman i Mother Jones që zbuloi skandalin e lobimit të PD-së në vitin 2018. Fridman ishte një nga tre gazetarët që morën pjesë në investigimin e revistës së njohur amerikane. Gazetari shkruan në statusin e tij në ‘X’ lidhur me përmbajtjen e dyshimtë të kontratës së depozituar disa ditë më parë në departamentin FARA. Ai thotë se gjithë përpjekja në përmbajtjen e këtij lobimi është heqja e Non Grata-s nga DASH
Friedman, i njohur për zbardhjen e aferës së lobimit të Partisë Demokratike në vitin 2018, ka komentuar se kompania Continental Strategy LLC, e drejtuar kompania lobuese e themeluar në vitin 2021 nga këshilltari i Trump, Carlos Trujillo, drejtohet nga Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, shefja aktuale e kabinetit të Presidentit Trump, e cila kishte shërbyer dhe si shefe e fushatës së presidentit Trump në 2024-ën. Këtu fijet të çojnë të Chris LaCivita, i prezantuar si strategu i fushatës së Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit. Lacivita ishte bashkëdrejtues i fushatës së Trump-it drejt Presidencës së dytë, vitin e kaluar.
Nga ana tjetër ai thotë se në këtë bashkëpunim është përfshirë edhe Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Trump në vitin 2016, i njohur për lidhjet ruse.
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili u sanksionua nga SHBA në vitin 2021 për korrupsion të dyshuar, ka punësuar gjithashtu një firmë të drejtuar nga Chris LaCivita i cili ka udhëhequr fushatën e Trump në vitin 2024 së bashku me Ëiles për këshilla zgjedhore. Paul Manafort po punon me LaCivita-n.-thotë Fridman
Në dokumentin e regjistruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë sipas ligjit FARA, kompania amerikane tregon se ka kontaktuar zyrtarë të Senatit, përfshirë ndihmësin e stafit të senatorit Marco Rubio, Dan Holler në lidhje me heqjen e sanksioneve.
Firma e lobimit, Continental Strategy, ka deklaruar në një regjistrim sipas ligjit FARA (Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj) se ka kontaktuar tashmë zëvendësshefin e stafit të senatorit Rubio, ndoshta për çështjen e shpalljes së Berishës si person “non grata”, megjithëse nuk e kanë specifikuar qartë.-thotë në status Fridman
Gazetari i Mother Jones thotë se Partia Demokratike e Shqipërisë, e ka angazhuar firmën e lobimit të merret me çështje ligjore të Berishës në SHBA pa qenë e detyruar të raportojë në bazë të FARA-s.
Në të njëjtin regjistrim FARA thuhet se Partia Demokratike e Shqipërisë ka angazhuar gjithashtu një firmë tjetër ligjore, me emrin Continental PLLC, e cila në dukje është e ndarë nga firma e lobimit. Kjo firmë ligjore mund të merret me çështje ligjore të lidhura me Berishën në SHBA, pa qenë e detyruar t’i raportojë ato sipas FARA-s, sipas interpretimit tim.-thotë Frideman
Më tej Frideman në përfundim të statusit sjellë në vëmendje dhe rastin e lobimit në 2017, ku thotë se përpjekja për lobim e PD-së nuk rezultoi e suksseshme.
Partia Demokratike e Shqipërisë kishte punësuar gjithashtu një firmë lobimi në vitin 2017 për të tentuar të sigurojë qasje te Donald Trump. Por kjo përpjekje nuk rezultoi mirë. Një hetim i shërbimeve amerikane të inteligjencës zbuloi më pas se firma ishte paguar fshehurazi me fonde nga Kremlini, si pjesë e një fushate më të gjerë ndikimi rus.
Me këtë kontratë, Sali Berisha dhe PD duhet t’i paguajnë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite. Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara. Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.
Lulzim Basha kishte firmosur një marrëveshje me kompaninë Stonington Strategies përmes Muzin Capitol Partners, me një kosto prej 25 mijë dollarë në muaj.
Një vit më vonë Basha e rriti vlerën e lobimit në 40 mijë dollarë për të bllokuar kandidaturën e një ambasadoreje të SHBA-së në Tiranë, një përpjekje që jo vetëm dështoi, por e futi edhe në hetime nga Prokuroria për “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim parash”.
PD ka vijuar të angazhojë kompani lobimi përfshirë edhe Podesta Group dhe Sonoran Policy Group shpesh me qëllime që tejkalojnë diplomacinë politike dhe prekin interesa të ngushta partiake ose personale, si në rastin e tentativës për të ndikuar kundër një ambasadori të SHBA-së në Tiranë. Në nëntor 2017, kur çadra ishte mbyllur, PD ishte futur në zgjedhje duke dalë humbëse ndërsa Basha ishte rikonfirmuar kryetar, Nick Muzin ishte paraqitur dhe njëherë pranë Departamentit amerikan të drejtësisë, për të sqaruar se për shërbimet ndaj demokratëve kishte marrë edhe një tjetër pagesë, prej 150 mijë dollarësh, nga firma Biniatta Trade.
Në vitin 2018, ai angazhoi kompaninë lobuese amerikane Sonoran Policy Group për të lobuar kundër kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec (kjo ka qenë ekskluzive e shqiptarja.com), e propozuar nga administrata Trump për postin e ambasadores në Tiranë. Për këtë qëllim, Basha shpenzoi 40.000 dollarë, që përbënte rreth 9% të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018. Kompania realizoi takime dhe komunikime me senatorë amerikanë, përfshirë Rob Portman, anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senat, i cili shqyrtonte kandidaturën e Kavalec.

Megjithatë, kandidatura e saj nuk kaloi në Kongres dhe nuk u emërua kurrë ambasadore në Shqipëri
Nën hetim mbi cështjen janë marrë ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi financier në PD, për pastrim parash dhe falsifikim formulari, pasi nuk justifikonin dot shumën prej 650 mijë dollarësh, paguar lobistit Nik Muzin. Basha, Ristani dhe Dervishi u akuzuan për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pastrim parash” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto me të cilat mund të dënoheshin deri ne 10 vite burg.