Rama: Deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shqipërisë Europiane mund të mbrojmë drejtësinë e re nga cdo orvatje e kënetës. Mund të rrisim të ardhurat për frymë, të rrisim pagën mesatare në sektorin publik në të paktën 1200 euro, apo pagën e përgjithshme mesatare në të paktën 1000 euro, pa harruar pensionet, që jemi të vetëdijshëm se meritojnë më shumë. Do e ngjisim mesataren në 400 euro, minimumin do e synojmë në 200 euro. Pagën minimale, me votë mund ta ngremë në 500 euro nga janari 2026.
Të votosh për Shqipërinë në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re, sepse me uljen në sofrën e BE Shqipëria do të ketë një buxhet solidariteti ekstra. Nëse në këto vite kemi marrë nga BE 1 mld euro, nga të cilat 90 përqind janë kredi, kur Shqipëria të ulet në atë sofer, do marrë 1 mld euro, por ama cd vit dhe tea jo shumë si anëtarë të BE, 90 përqind do jetë grant I falur dhe 10 përqind do jenë kredi. Për fshatin BE ng aka dhënë më pak se 200 mln euro, por si anëtarë të saj marrim 300 mln euro në vit.
Zgjedhja e 11 majit historike në cdo aspekt. Pasaporta e BE nuk është një tjetër dokument udhëtimi por një status i ri qytetarie. Kemi kaluar nga piciri në picir dhe kurrë nuk i jemi dorëzuar dëshpërimit, por kësaj ëndrre. Na është rreshtuar ylli i fatit, në një vijë me yjet e Europës. Pasaporta e BE është dinjiteti ynë kombëtar dhe Europian, që bëhet i padiskutueshëm nga askush. Është dinjiteti i shqiptarëve të Europës, ata në Greqi më vijnë të parët në mend, njohja e punë do u bëhet automatike sapo të marrin pasaportën shqiptare të BE. BE do të jetë Shqipëri, dhe Shqipëria do të jetë BE.