Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve. Sipas gazetarit Osman Stafa, në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e Partisë Demokratike për zgjedhjet.

Kryedemokrati Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që ai do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët. Më 11 prill pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza.