Afro 735 vota të plotësuara nga shqiptarë të diasporës dhe të dorëzuara në postë, kanë mbërritur në Tiranë. Sipas raportimeve votat e para janw nga pwr qarkun e Beratit nga Gjermania dhe qarkun Dibwr nga Franca.
Fletët e para kanë ardhur mbrëmë në Rinas, ku u mbajtën në një zonë sigurie, deri në mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku u dërguan në Parkun Olimpik ‘Feti Borova’.
DHL ia dorëzoi thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën. Brenda tij ndodhet zarfi A me fletën e votimit e cila në asnjë rast nuk hapet duke ruajtur fshehtësinë e votës
Në fund. Zarfet B, do të ndahen në kuti sipas qarqeve.
Votat nuk do të hapen, deri më 11 maj kur të nisë numërimi në Shqipëri.