5 ditët e zisë kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut kanë tronditur edhe botën e futbollit italian, e cila do të ndalet edhe të shtunën më 26 prill, ditën e varrimit të Papa Françekos.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Civile dhe Politikave Detare, Nello Musumeci, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Kampionati i futbollit do të pezullohet të shtunën, ndërsa ndeshjet do të luhen të dielën,” ka thënë ai. Prandaj, siç ishte e mundshme, të gjitha ndeshjet e Serisë A, B dhe C, të planifikuara për të shtunën, fillimisht janë shtyrë për të rifilluar të dielën.