Rama nga Saranda: PS nuk ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, kërkon mandat të fortë për BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Saranda se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë në shërbim të interesit kombëtar, duke theksuar se kurrë në historinë e saj nuk e ka tradhtuar atë. “Partitë e vogla janë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar,” u shpreh ai. Rama theksoi se përballë sfidave të mëdha si integrimi europian, Shqipëria ka nevojë për një mandat më të fortë se shumica e zakonshme. “Na duhet një mesazh që ne, populli shqiptar, e duam Shqipërinë në BE,” tha ai, duke e cilësuar 11 majin si më shumë se një zgjedhje – si përmbushje të një misioni historik.
