I ftuar në ‘Studio Live” në Report Tv, ministri Pirro Vengu foli edhe për zgjedhjet e 11 majit, ku Vlora, nga ku ai doli si deputet i listës së mbyllur, i dha Partisë Socialiste 9 deputetë.
“Një element që më ka bërë përshtypje në këtë gjë, që e kanë pranuar të gjithë, qoftë vëzhguesit ndërkombëtarë, qoftë qytetarët, ka qenë një fushatë pa incidente.
Kjo besoj tregon se një element maturie të votuesve shqiptarë dhe subjekteve politike dhe kjo shkon totalisht në shpërputhje me pretendimet e opozitës për një masakër apo abuzime.
Ne jemi të gatshëm që ta vazhdojmë këtë sesion parlamentar sepse ka vendime të rëndësishme që lidhen me angazhimin tonë në negociatat me BE.
Sot i shtrijmë dhe dorën opozitës për të treguar maturinë e nevojshme në mënyrë që sot në këtë proces të ketë një pjesë në marrjen e vendimeve në Kuvendin e Shqipërisë”,- tha Vengu.
“Vota siguroi një rezultat maksimal, mandati i 9 u arrit falë diasporës vlonjate”,- theksoi ai.