Nga Kreshnik Spahiu
As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste.
Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se do i kërkojë Donald Trump-it që grupet e trafikantëve shqiptar të shpallen organizata terroriste.
Që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912 s’ka asnjë pokitikan shqiptar që të akuzojë popullin e vet që kryen akte terroriste.
Po pse deklaratat e Sali Berishës duhet konsideruar të pa bazuara ligjërisht dhe antishqiptare politikisht?
1- Juridikisht sipas Kodit Penal, organizatat kriminale ose grupet e strukturuara të trafikantve janë dy koncepte dhe dy kapituj krejt të ndryshëm ligjore, të klasifikuara por edhe të kategorizuara me vepra penale krejt të ndryshme.
2- Juridikisht, bazuar në statistikat e gjyqsorit, Shqipëria nuk ka aspak çështje penale me organizata terroriste që të kryejnë akte terroriste brenda apo jashtë Shqipërisë.
3- Juridikisht, bazuar në të dhënat e INTERPOLIT, në shtetet e Bashkimit Europan ka disa grupe apo individë terrorist por jo në Shqipëri.
4- Juridikisht në çdo dosje penale të gjykuar nga GJKKO asnjë nga grupet kriminale apo kartelet e drogës nuk kanë kryer ndonjë akt terrorist sipas përkufizimeve të Kodit Penal.
5- Referuar indekseve dhe listave të Ministrive të Jashtme të 180 shteteve në botë, në asnjë prej tyre Shqipëria nuk rezulton një shtet ku veprojnë organizatat terroriste.
6- Sali Berisha është në konflikt interesi t’ja kërkoj Amerikës që shqiptarët të shpallen terroristë sepse është Non-Grata dhe është i vetmi udhëheqës shqiptar i ndaluar të hyj në SHBA sepse konsiderohet rrezik për shtetin amerikan.
7- Berisha gjithashtu është në konflikt intersi edhe me drejtësinë sepse është i akuzuar dhe me statusin i pandehur, ndonse asnjë media nuk guxon ta quaj: “i pandehuri Berisha”.
Sigurisht pas humbjes madhështore në zgjedhje, Berisha ka vendosur të paguaj miliona dollarë për të hapur dyert në Washington.
Në fakt duke kërkuar nga Amerika që mijëra shqiptar që trafikojnë lëndë narkotike të shpallen terrorist, ai nuk po nxin qeverinë, por Shqipërinë.
Berisha me akuzat dhe baltën e tij, nuk po nxin qeveritarët por shqiptarët.
Në fundin e tij politik, ai ka vendosur ta përsëris vitin 1997 por me një ndryshim, sepse sot nuk hap dot depot me armë por po derdh llumin me helm kudo në botë me parimin:
“Pas meje të bëhet qameti”.
Në fundin e tij, nuk urren qeverinë por Shqipërinë
Në fundin e tij i urren miliona shqiptar që nuk e votuan dhe ka vendosur të ankohet tek Trump, që e penguan “organizatat terroriste” shqiptare.
Në fakt nga politika nuk e nxorri vota e trafikantëve nga Kolumbia por vota e patriotve nga diaspora dhe Shqipëria.
Akuzat për “grupet terroriste shqiptare” i burojnë thjesht nga ligësia e tij, pa kufi.