Rama: Ky aeroport nisi me një objektiv të caktuar dhe masë të caktuar pasagjerësh të parashikuar dhe më pas procesi I detajimit të projektit, dhe gjithë procesi mëparshëm I përzgjedhjes së kompanisë morë disa kohë dhe në atë kohë u rrit ambicia. Sot aeroporti ka përmasën e kësaj ambicieje të rritur në këto vite. U fol për punësimin e 1 mijë njerëzve brenda aeroportit por gjithë ky territor do të jetë nën presionin e kërkesës për punonjës, kra të kualifikuar pune, ndërkohë këtu do të bëhet mirëmbajtje avionësh, për herë të parë do të ketë edhe avionë kargo. Kemi patur shprehje interesi për Tiranën dhe Vlorën nga kompani të mëdha të transporteve postare. Rrotull do ketë zhvillime të reja, edhe të logjistikës jo vetëm turizmit. Ambicia është që ky zhvillim mos jetë thjesht një zhvillim më tepër në hartën e industrisë së turizmit por të udhëheqë si model, të ketë një forcë që të vendoset në majë në nivelit të të gjithë Mesdheut. Zhvillimin ne Sazan dhe territorin përballë të krijojë një magnet dhe një fuqi të jashtëzakonshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë dhe të na japë një mjet të ri për të tërhequr turistët që sjellin të ardhura por që kur vijnë vijnë me sytë e hapur për të parë cfarë të bëjnë tjetër në këtë vend. E ardhmja është shumë premtuese për Vlorën.
Air Albania pati një fazë të vështirë tranzicioni, tanimë ka hyrë në një rrugë të re. së shpejti do të vijnë edhe dy avionë të tjerë, dhe numri do të shkojë në 5. Do të kemi 7 avionë dhe po ashtu Air Albania po punon për krijimin e një flote të dedikuar të avionëve të biznesit, një vlerë e shtuar. Tirana po bëhet gati për të pritur avionët përtej oqeanit. Është edhe një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Është vetëm fillimi i një rritje edhe më të fuqishme, parashikimi ynë është minimum i asaj që do të arrijmë.

