Bashkia Klos është shënjestra e radhës e prokurorëve të Posaçëm dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se këtë pasdite janë sekuestruar celularët e disa zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shitblerje votash për Partinë Socialiste. Emrat e tyre nuk janë zbardhur ende.

Gjithashtu raportohet se në kuadër të hetimit për krimet zgjedhore, është ushtruar kontroll edhe në zyrat e zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shit-blerje votash.

Në qarkun e Dibrës, Partia Socialiste ka pasur një listë me shtatë emra, dy në të mbyllurën,
Blendi Klosi dhe Alma salami. Ndërkohë që lufta zhvillohej mes atyre në listë të hapur, Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj dhe Dritan Selishta.

Më herët SPAK dhe BKH kanë zhvilluar aksione edhe në Shkodër, Elbasan apo Fier.