Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
KAS do të mblidhet sërish ditën e hënë për ankimin e demokratëve, pasi shprehet se nuk disponon provat e mjaftueshme për çështjen, por dhe se duhet bërë verifikimi i të dhënave e pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike.
Opozita nuk u tërhoq nga pretendimet e saj, se pati deformim të votës së diasporës, manipulim rezultatesh, përdorim të administratës shtetërore, presione dhe deri tek parregullsitë e tjera, si përfshirja e bandave kriminale. Sot ishte dita ku PD-ADSHM kishte si detyrë të paraqiste provat e pretenduara sipas vendimit të mbledhjes së kaluar, që më tej KAS t’i shqyrtonte nëse qëndronin dhe në fund të shprehej me një vendim.