Partia “Mundësia” qw ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së bërë nga Partia Demokratike.
Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Partia “Mundësia” i është drejtuar KAS, duke kërkuar të marrë pjesë në seancën e shqyrtimit të kërkesës së PD-së, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë, si dhe në rastet e tre kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim të votive, si Alimehmeti, Hoxha dhe Hajdarmataj
Në kërkesën e depozituar, theksohet se çdo vendimmarrje e mundshme e KAS që mund të çojë në ndryshimin e rezultatit në Tiranë, cenon drejtpërdrejt interesin elektoral dhe përfaqësimin institucional të partisë së Agron Shehajt.
“Mundësia” kërkon pjesëmarrje të plotë në seancën përkatëse dhe rezervon të drejtën për të paraqitur pretendime shtesë dhe prova të tjera në funksion të mbrojtjes së mandatit të saj të dytë në këtë qark.
Tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, kanë depozituar kërkesa në KAS dhe KQZ ku kërkojnë rinumërim të votave personale.