Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shpërndarë një mesazh të për deputetët e grupit të tij, në prag të seancës së nesërme plenare në Kuvend. Bardhi ka nënvizuar rëndësinë e kësaj seance, duke e konsideruar një moment për të denoncuar atë që ai e quan “farsa elektorale e 11 Majit”.

“Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”, shkruan Bardhi në mesazhin drejtuar kolegëve të tij në grupin parlamentar.