Një incident i pazakontë ndodhi në Aeroportin Gatwick të Britanisë, ku një avion i kompanisë British Airways u detyrua të anulonte nisjen pasi piloti i dytë ngatërroi dorën e majtë me të djathtën, çka çoi në një situatë emergjente në pistë.
Hetuesit nga Agjencia e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore raportuan se gabimi i pilotit bëri që levat e avionit Boeing 777 të manovroheshin në drejtim të gabuar, duke reduktuar shtytjen pikërisht në momentin kur kapiteni kishte dhënë komandën për ngritje. Edhe pse për një moment avionit iu rikthye shpejtësia, procesi i ngritjes u ndërpre plotësisht dhe avioni u ndal para fundit të pistës.

