Në takimin elektoral të Beratit, gjatë fjalës së Ramës, ka kaluar një balonë e aeronautikës, e cila drejtohej nga fotografi i njohur që kap poza të Shqipërisë nga lartësia. Rama tha se Alketi është shembulli që e njeh Shqipërinë sesa ka ecur në turizëm.

“Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur, se Alketi ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe, duke e parë Shqipërinë nga lart, është bërë një mbështetës i paepur i Partisë Socialiste. Edhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë: “A sikur t’i merrja ca nga këta që thonë për Shqipërinë që s’ka ecur para, që ta shohin sesi ka ndryshuar në mënyrë marramendëse.”-tha Rama.