Teksa kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi mori fjalën në seancën plenare, ndërhyri Gazment Bardhi. Peleshi iu drejtua Bardhit duke i thënë se “jemi në parlament dhe jo në cirk”. Ai apeloi për të punuar së bashku dhe për të miratuar aktet e depozituara.

“Pas një fushate të suksesshme për të gjithë, mbi të gjitha për vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falenderime për shqiptarët, por nuk është ky momenti. Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca.”