Dashi
Ditë mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do tregoheni më të duruar dhe çdo hap do e hidhni pasi ta keni menduar me kujdes. Beqarët nuk do kenë për çfarë të qahen gjatë kësaj dite sepse gjithçka do iu realizohet më së miri. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, megjithatë me pak përkujdesje mund t’ia dilni mbanë.
Demi
Planetët do bëhen te gjithë bashkë gjatë kësaj dite dhe do iu ofrojnë një mjedis te këndshëm për t’u dashuruar ashtu si ta ndieni. Beqarët nga ana tjetër do jenë me shumë fat në dashuri dhe do takojnë personin e tyre të ëndrrave. Do keni te gjitha mundësitë për të realizuar shpenzimet që keni menduar.
Binjakët
Nëse jeni në një lidhje nuk duhet absolutisht t’i hidhni sytë tek dikush tjetër sot sepse në këtë mënyrë do futeshit në debate te zjarrta me partnerin dhe gjithçka mund të marre fund. Beqarët do jenë joshës dhe do tërheqin pas vetes persona me shumicë. Ne planin financiar Saturni do iu detyrojë të tregoheni me striktë me shpenzimet.
Gaforrja
Te dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme dhe pa te reja. Mundohuni të paktën të mos debatoni me atë që keni ne krah. Për fatin e keq të beqareve nuk pritet asgjë e veçantë sot në jetën e tyre sentimentale. Në planin financiar duhet të tregoheni vigjilentë në mënyrë që të mos keni as problemin më të vogël.
Luani
Ata që janë prej kohësh në një lidhje do marrin vendime shume të rëndësishme sot. Beqarët më mirë të mos e kërkojnë kot princin e kaltër. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë një projekti fitimprurës që do e përmbyllni me sukses.
Virgjerësha
Do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Beqarët që kërkojnë thjesht aventura kalimtare do jenë me fat, ndërsa ata që janë në pritje të dashurisë seëmadhe do duhet të presin ende. Financat do jenë të mira për pjesën më të madha kështu që në këtë sektor do jeni tërësisht të qetë.
Peshorja
Do kaloni mjaft çaste të lumtura sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni ndonjëherë sikur jeni në ëndërr. Sensualiteti, bashkëpunimi dhe përkëdheljet do jenë fjalët kyçe në jetën tuaj. Beqarët duhet të qëndrojnë larg personave mediokër dhe mendjemëdhenj. Në planin financiar priten disa probleme të vogla.
Akrepi
Partneri do iu detyrojë të bëni disa gjëra që ju nuk i pëlqeni sot dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Në një moment mund të shpërtheni dhe të debatoni ashpër me të. Beqarëve nuk do iu mungojnë ftesat për takime, por edhe ashtu si janë atë ndihen mirë. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Situata nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Shigjetari
Urani do jetë planeti më i favorshëm për jetën në çift. Do kaloni më shume kohë së bashku me partnerin dhe do filloni edhe projekte të përbashkëta. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do dëshirojnë as të dalin dhe të argëtohen me miqtë. Ne planin financiar duhet të reflektoni mirë para se te hidhni çdo hap sepse mund të keni vështirësi te mëdha.
Bricjapi
Mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, megjithatë dita në përgjithësi do jetë pozitive. Beqarët do kenë mundësi për të krijuar lidhje, por ende nuk janë gati për diçka serioze. Financat do kenë tronditje te forta për shkak te dëshirës suaj për shpenzime marramendëse.
Ujori
Duhet të përballeni me partnerin tuaj sot për gjithçka sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund të keni një jetë të qetë. Mos mbani asnjë brengë përbrenda. Beqarët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi që do iu jepet për takim, por pa u nxituar aspak. Financat fatmirësisht do kenë rritje te konsiderueshme nga disa ditë më parë.
Peshqit
Do jeni shumë të pasigurtë gjate kësaj dite për lidhjen që keni krijuar. Më e mira është të flisni me partnerin dhe jo me persona të tjerë të cilët nuk do iu japin këshillat e duhura. Beqarët do kenë takime, por personat do duan vetëm të tallen me ta. Tregohuni të kujdesshëm!