Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, ka shigjetuar ambasadat në Shqipëri si pjesë të narkodiktaturës, siç ai i quan.

Berisha tha se populli do t’i rrethojë, sepse iu shkelmua vota.

“Partia Demokratike, ajo do të angazhohet në mbrojtje të votës dhe në lëvizje të fuqishme brenda vendit dhe me dialog me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, më datë 11 maj 2025. Ato janë të gjitha rezultate të fabrikuara dhe më të paimagjinueshme, dhe ato të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Të garantoj që shpesh ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta përfundojë për këtë masakër elektorale.”-tha Berisha.