Analisti Arben Meçe komentoi sondazhin e fundit të publikuar në ABC News në bashkëpunim me kompaninë Angi Ricerche.
Analisti tha se zgjedhjet tashmë janë të lexueshme dhe se liderët politikë janë më të pëlqyer se partitë.

Më tej, Meçe në bazë të rezultateve të sondazheve komentoi Ramën si lokomotivën e partisë, ndërsa Berishën si lokomotiva që pengon trenin opozitar
“Zgjedhjet janë bërë gati të lexueshme, por janë pasqyrim i dinjitetit të individëve lidership.
Sondazhet përgjithësisht kanë në vëmendje liderin e grupit ose alenacës. Personaliteti, besueshmëria e liderit ëshët baza e këtij sondazhi.
Kur sondazhi kalon në besueshmërinë e ldierit, do shihni një sinkron, komunikim që transmetiohet te partia. Rama është dy pikë mbi partinë, Berisha është 2 pikë nën partinë.
Opinioni ndaj liderit transmetohet në opininonin ndaj grupimit poltik. Rama ndodhet mbi partinë pra është lokomotiva, Berisha është një lokomotivë që pengon trenin opozitar.”