Në Qarkun Durrës, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate, duke marrë 52.7% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 6 mandate, me 38.6% të votave.

Ndërsa numërimi i votave preferenciale vijon, ka një panoramë se cilët do të jenë deputetët në Kuvend, përfshirë ata të listave të hapura.

Nga PS, në Kuvend do të jenë; Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skender Pashaj, Aurora Mara të listës së mbyllur dhe Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Ilir Ndraxhi nga lista e hapur.

Në PD në Kuvend do të jetë Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri Igli Cara, të cilët janë nga lista e mbyllur, ndërsa ish-prokurori Arian Ndoja mund të futet në Kuvend nga lista e hapur, pasi deri më tani rezulton më i votuari.

Nga subjektet e tjera garuese, asnjë nuk ka arritur të sigurojë mandat në këtë qark./TEMA