Kryeministri Edi Rama po mban takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Devoll.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se si mundet demokratët të votojnë për deputet një rrugaç, duke iu referuar Bledion Nallbatit, i cili disa ditë më parë dhunoi një shofer kamioni.

“Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli, nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mundet demorkatët e Devollit të votojnë një rrugaç, për disa rrugaçë”, theksoi ai.