Erion Braçe ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku u bën thirrje komisionerëve që të numërojnë siç duhet votën për kandidatët.

Ai u kujton numëruesve që të kenë kujdes, pasi përndryshe do të përballen me ligjin. “Mos u beni pjese e shkeljes së ligjit duke i marrë votë njërit e dhënë tjetrit”, thotë Braçe.

Më pas ai shprehet se ata i kanë mbajtur shënim votat e kandidatëve dhe se mund të ndjekin numërimin online ashtu siç edhe u kujton se ka të drejtën të tërheq CD-në ku është regjistruar çdo votë gjatë numërimit.

Postimi i plotë

“Shume faleminderit dhe nje lutje e perseritur;

Shume faleminderit per urimet e qe me shihni deputet; por nuk ka mbaruar gje akoma!

Duhet numeruar cdo vote deri ne fund;

Beni durim!

Jo per te qene une fitues, por qe te marre kuptim VOTA E POPULLIT; sic mori kuptim cdo vote per PARTINE/PARTITE, ashtu duhet te marre kuptim vota e popullit edhe per kandidatet; eshte jetike kjo per te cuar ne kuvend ata qe populli ka votuar!

LUTJA IME eshte e perseritur e i drejtohet NUMERUESVE;

BENI KUJDES, LEXONI DREJT-sic eshte xhanem, CDO VOTE TE POPULLIT PER KANDIDATET;

MOS U BENI PJESE E PROCESEVE NE FUND TE TE CILEVE MUND TE PERBALLENI ME LIGJIN;

Secili nga ne e ka patur njerezit e tij gjate numerimit te votes se partise – KA MBAJTUR SHENIM VOTAT E KANDIDATEVE, secili nga ne e ka kollaj te ndjeke tani numerimin online, secili nga ne e ka te drejten e mundesine TE TERHEQE PER CDO KUTI CD-ne KU ESHTE RREGJISTRUAR CDO VOTE GJATE NUMERIMIT;

Pra eshte e kote!

Mos u beni pjese e shkeljes se ligjit duke i marre vote njerit e dhene tjetrit, marre tjetrit e dhe dikujt tjeter ne liste;

Moooos!

Une nuk i prek vote kerkujt, por nuk do fal kerkend qe e ben kete ne dem jo thjesht timit, por te nje procesi shembullor qe duhet te kete integritet deri ne fund nga #kamza ne #njesia5 ku jam une!”