Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të zhvilluar në Berat, u komentoi sërish kontratën e lobimit të Partisë Demokratike, prej 6 milionë dollarë.

Rama u shpreh se shqiptarët më 11 maj duhet të zgjedhin rrugën europiane, duke shtuar se kreu i PD Sali Berisha, ka treguar se qëllimi i tij i vetëm është të shkrijë SPAK, dhe tashmë edhe platformën e-Albania. Sipas Ramës nuk ka asnjë qëllim për shqiptarët, për vetëm për interesa personale.

“Ka ende shumë për të bërë dhe harrojeni se e bën dikush tjetër përveç PS. Bufin e kënetës e keni dëgjuar thotë do të shkrij SPAK dhe platformën e-Albania. Pra drejtësia do të kthehej aty ku ishte. 6 milion dollarë për të pastruar baltën dalin, por paratë për popullin nuk dalin,. Ndërsa të tjerët që medemek janë të rinj, thonë që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë në na duhet të mbyllim negociatat në 2027. Të bëhemi anëtarë të BE dhe të kemi edhe një buxhet ekstra, sepse aty është edhe ndihma më e madhe nga BE. E kishim një ndjesë pastë një LSI që u kthye në nyje për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 maj dhe të themi shyqyr shpëtuam pengmarrësit e vegjël dalin këta tjerët thonë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Të rinj në fytyrë, por jo me programe. Duhet të fokusohemi të 11 maji dhe te BE-ja”, tha ndër të tjera Rama.