Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE në Dimal të Beratit. Ndërsa prezantoi me shifra arritjet në cdo sektor, Rama tha se cdo alternativë tjetër është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë.

“Rritja e prodhimit në kontekstin e rajonit, kjo është Shqipëria dhe kjo mesatarja e rajonit, Shqipëria është në vendin e parë me rritjen më të lartë të PBB në dekadën e fundit

Të ardhurat për frymë sot janë 10 300 euro, dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë në 15 mijë euro. Nuk kemi një program dëshirash as manifest ëndrrash, janë projeksione të bëra nga ekspertë sepse kemi një program qeverisës deri në 2030.

Shqipërinë e morëm me një borxh nga më të lartët në rajon, gjetëm edhe një borxh të fshehur prej 700 milionë euro. Qeveria më parë kishte lënë pa paguar kompanitë e rrugëve, dhe shërbimeve. Spitalet nuk shërbeheshin me ilace, I shlyem të gjitha borxhet, sot nuk i kemi borxh asnjë kompanie. Projeksioni është që në Shqipërinë 2030 kur të jemi edhe anëtarë të BE, ta cojmë nën 50 përqind.

Kreditë e këqia, ishin në 25 përqind shifër me dritë të kuqe ku sistemi bankar rrezikon të bjerë shqiptarët duke u bërë bashkë shpëtuan Shqipërinë nga një humnerë si ajo e 1997.

Cdo alternativë tjetër është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë. Barazia në të ardhura, raporti është përmirësuar dhe Shqipëria ka hyrë në tjetër kategori.

Tregu i punës, kemi sot papunësinë më të ulët historike, për herë të parë e kemi ulur nën 10 %, pra e kemi bërë një shifrore. Ka shumë që thonë se është ulur se kanë ikur njerëzit, një nga shpifjet e kënetës. Shifra e regjistrit 1 milionë e 327 mijë. Se tani kemi problem edhe me aritmetikën e nisën 7×7 bëjnë 42 tani e cuan në 6 milionë.” tha ai.