Kreu i KZQ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se kanë marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.
Në lidhje me këtë situatë Celibashi është shprehur se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit, ndërsa ka theksuar se kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
“Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, ka thënë Celibashi.