Chris LaCivita, ka dhënë një intervistë dhe për televizionin e familjes Berisha.
Në të, ai tha se 90% e atyre që thonë mediat nuk duhen besuar, ndërsa përgëzoi Ramën për fushatën, pasi vendosi të merrej me të, duke devijuar debatin.

Unë kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i parë kur erdha këtu, madje edhe para se të vija këtu, për sa i përket të mësuarit të gjërave të ndryshme lidhur me traditat e vendit, sistemin informatik, dhe kam mbledhur shumë informacione të mira për të punuar, dhe ne kemi qenë mjaft të angazhuar në mënyrë aktive me njerëz nga e gjithë Shqipëria për sa i përket organizimit dhe pjesës së hulumtimit dhe kërkimeve për çështjet kryesore të fushatës.
Unë nuk mund të kontrolloj në të vërtetë çfarë bën media, çfarë thotë media, megjithatë çdo gjë varet nga territori, dhe është shumë e ngjashme me shtypin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të besosh 90% të gjërave që thonë mediat”, tha ai.
Çim Peka: Në SHBA kundërshtari politik sulmonte Donald Trump, nuk sulmonte LaCivita, në Shqipëri. Në intervistën e parë të kisha paralajmëruar se në Shqipëri ke përballë bandat, në Shqipëri. Në Shqipëri më shumë kryeministri është marrë me ju sesa me Sali Berishën, a e kishit menduar ndonjëherë se do të ishit kaq shumë në qendër të vëmendjes nga Rama?
LaCivita: Jo, nuk e kisha menduar. Në fakt, më vjen për të qeshur se unë nuk jam fare në listën e votimit, nuk jam fare kandidat, nuk jam duke garuar për kryeministër, por Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të mbajtur pushtetin e vet sa përpiqet të bëjë gjithçka të mundur që të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga çështjet që janë më rëndë, pra do të më bëjë mua një çështje.
