Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS, Anduel Xhindi ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit kundër Belind Këlliçit, duke e akuzuar për dy vepra të rënda penale, të cilat mbetet për t’u parë nëse do të klasifikohen si të tilla dhe nga organi i akuzës.

Gjithçka ka nisur në Facebook me akuza të ndërsjellta mes Këlliçit dhe Xhindit, më ketë të fundit që tregon se nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e akuzave dhe reagimeve të rrjeteve sociale, por ka ndërmarrë hapa ligjor.

“Fjalët i merr era, por përballja me shpifjen kërkon përgjegjësi. Për këtë arsye, kam depozituar një kallëzim penal për shpifje ndaj z. Këlliçi. Tashmë, drejtësia do të bëjë punën e saj”, shruan Anduel Xhindi teksa zbulon se e gjitha lidhet me akuzat e angazhimit të tij në fushatë si drejtues i “Illyrian Guard”.

Ish-deputeti socialist thotë se për të shmangur çdo keqkuptim dhe për transparencë të plotë, ndan publikisht dokumentin e lirimit të tij nga detyra në “Illyrian Guard”, në vitin 2024 për arsye personale.

“Jam i habitur se si figura publike dhe kandidat që duan të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e Shqipërisë mund të shprehen me kaq pak kujdes dhe etikë, pa verifikuar asgjë më parë. Vaj medet çfarë mund të bëjë me qytetarët Belo”, vijon reagimi.

Përplasja mes Anduel Xhindit dhe Belind Këlliçit ka nisur ditë më parë, kur politikani demokrat ndau një foto të Xhindit në fushatë dhe e akuzoi se si drejtues i “Illyrian Guard” ai po shkelte ligjin. Mirëpo, në fakt Belind Këlliçi e kishte gabim sepse Anduel Xhindi është larguar prej javësh nga kompania shtetërore e sigurisë fizike.