Pas një statusi në rrjetet sociale, drejtuar Sali Berishës, ku shprehej se nuk vazhdohet më kështu, demokrati i famshëm Ilir Vrenozi është sulmuar ashpër nga militantët e PD.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të bojkotojë protestën e thirrur nga Berisha në Tiranë.

“Bera nje status dhe mu sulen ca militante te semure.

Si nuk kuptojne xhanem, une flas me shpirt.

Sulen mbi mua, po si nuk ju vjen turp?

Me merziten jashte mase, po shume… ishin fjale zemre moreee, por jane te pakten ata qe me kuptojne.

Me merzitet aq shume sa s’kam nerva te nisem sot per Tirane, per ate Zot…

Nuk guxon te shprehesh ate qe ndjen sepse te hidhen si hijena, direkt behesh bukeshkelur.

Do e ndjek nga televizori protesten, nuk do nisem, s’kam nerva…

Njerez qe te shkelin kur flet fjale zemre.

Disa kane mentalitet komunist, ju dhembin syte nga e verteta…

Per Zotin si kuptoj dot”, shkruan i mërzitur ai.