Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, dhe presidenti i klubit, Ardian Bardhi, u dënuan me nga 6 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Vendimet u morën pasi u analizuan dokumentacioni dhe filmimi I ndeshjes gjysmëfinale të plej ofit për titull në Superligë ndaj Vllaznisë.

Daja dhe Bardhi dolën fajtorë për sjellje josportive, pasi trajneri u përpoq të sulmonte arbitrin Hamiti, ndërsa presidenti u përplas fizikisht me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Ndëshkime edhe për dy lojtarë të ndeshjes Tirana-Pogradeci.
Ndreca i tiranasve dhe Raza i pogradecarëve u pezulluan me nga dy ndeshje.