Deputeti socialist Erion Braçe e komenton kështu dërgimin e Sali Berishës dhe dhëndrit për gjykim për aferën Partizani.
I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se qeveria duhet të bëjë ligjin e ri për sponsorizimin e sportit, ndërsa në raport me partizanin thotë se një qeveri e prishi kompleksin dhe tashmë qeevria Rama duhet t’i përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë. Ndërsa, pjesa tjetër Braçe thotë se i takon drejtësisë.
Arbër Hitaj: U deshën 7 muaj që të vendosnin të kalonin për gjykim Berishën dhe dhëndrin. Më jepni një koment. E keni përemër Partizanin, edhe ekipin e futbollit…
Erion Braçe: Kam dy gjëra përzemër tani në raport me Partizanin. Ligjin e ri për sponsorizimin e sportit, jo vetëm futbolli por çdo sport në këtë vend është në krizë të thellë. I jemi gëzuar Lara Colturit, mundësve, dhe medaljeve që sjellin ata, por duhet të mendojmë për sportin kombëtar që e kemi pasur konkurrues në nivel ndërkombëtar. Gjëja që kam ndërmend është ligji i ri për sportin.
Qeveria duhet ti përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë. Nëse qeveria është angazhuar shumë me akademinë e Manchester City në Durrës, apo me akademinë e Nadal në Durrës, duhet ti përgjigjemi asaj akademie që është me mira në vend, akademia e Partizanit, duke prishur ca rrënoja që janë në kufijtë e akademisë së re, e ekonomisë së re të Partizanit me qëllim që gjëja të shkojë në vend dhe ajo strukturë të filloj të zhvillohet.
Ia ka për detyrim. Një qeveri shqiptare e shkatërroi këtë strukturë dhe një qeveri shqiptare duhet ti përgjigjet atij investimi që është nga a te zh që është investim provat. Pjesa tjetër i takon drejtësisë. Me çdo proces tjetër që zvarritet, për vite të tëra, në gjykata, janë dhe qytetarët që duan të marrin në drejtësi, ai komisioni duhet të merret me këtë çështje.