Futbollisti i Dortmund në Bundesligën gjermane, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë pushimi në Kosovë. Ai është së bashku me bashkëshorten, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe disa miq të tyre. Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024-25 në Bundesligë.
Ata kanë zgjedhur të vizitojnë disa vende të veçanta, siç është vizita në memorialin e UÇK-së në Shtërpcë. Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit bëri edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.
Diçka e tillë vjen vetëm pak ditë para sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë më 7 qershor. Duket se Adeyemi ka ditur sesi të pozojë, ndërsa në Serbi e quajnë sërish ‘provokacija’. Mediat më të njohura në Serbi e kanë publikuar këtë foto duke shkruar: “Skandal, lojtari i Gjermanisë shkon me gruan e tij në Kosovë dhe pozon përpara UÇK”.