Raporti hipokrit i Familjes Berisha me drejtësinë nuk ndryshon. Çdo gjyqtar dhe prokuror që mer një vendim në favor të saj, lavdërohet nga Sali Berisha si i pakapur nga narkoregjimi, me integritet dhe i panështruar. Çdo gjyqtar dhe prokuror që mer vendime jo në favor të Familjes Berisha, linçohet si i korruptuar, si vegël e Edi Ramës, si i kapur etj.
Nuk mungojnë as rastet kur një prokuror apo gjyqtar është vlerësuar në të kaluarën nga Sali Berisha kur ka marrë një vendim në favor të tij dhe i njëjti magjistrat sulmohet nga Familja Berisha si i kapur vetëm sepse vendimi i radhës nuk është në favor të saj. Dhëdri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka akuzuar gjyqtaren e GJKKO Flojera Davidhi ai e kapur dhe nën urdhërat e pushtetit pasi zonja Davidhi pranoi kërkesën e SPAK-ut për të kaluar për gjykim dosjen e aferës me ish Klubin Partizani, ku të pandehur janë Sali Berisha me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Malltezit, Davidhi është gjyqtare e Rilindjes.
“Për turpin e saj, gjyqtarja e nënshtruar politikisht as nuk mori mundimin të kërkojë korrigjime në aktakuzë, e jo më ta kthente çështjen për hetime. Urdhëruesit e saj e dinë se Irena ka skaduar dhe nuk mund të ushtrojë më funksionin si gjyqtare, pas daljes së vendimit penal të gjykatës greke. Fjorela Davidhi ndjek urdhrin politik dhe jo ligjin si udhëzues në punën e saj. Ndaj vendosi të kapërcejë pavlefshmërinë e procesit hetimor të zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk përmbushte kushtet e gjykatës së caktuar me ligj, pasi ka qenë person i dënuar penalisht më parë. Sot u dëshmua standardi i dyfishtë i gjyqtares së Rilindjes: ndërkohë që vendosi të mos e kthejë për hetim një çështje që nuk ka fare hetim (pasi të gjitha aktet janë nul, sepse çdo vendim i Irena Gjokës është nul sipas nenit 128/a të KPP), e njëjta gjyqtare në çështjen e Vangjush Dakos e ktheu për hetim, pa e kërkuar fare Dako“, shkruan Malltezi.
Flojera Davidhi është e njëjta gjyqtare, e cila në nëntor të vitit 2024 liroi Sali Berishën nga arresti shtëpiak. Ndaj zonjës Davidhi nuk pati asnjë akuzë nga faktorët që e donin Berishën të izoluar. Berisha falenderoi gjyqtaren Davidhi teksa e cilëson vendimin e saj një nderim për moralin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. “Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar”, ka thënë Berisha.
Zonja Davidhi është e njëjta gjyqtare, e cila ka shpallur grup kriminal ministra të qeverisë Rama. Davidhi ka tejkaluar edhe SPAK-un duke kërkuar ngritjen e akuzave të reja ndaj Ilir Beqas. Sipas Familjes Berisha, kur gjyqtarja Davidhi mer vendime pro Berishës ajo nderon ligjin dhe Kushtetutën, kur mer vendime jo në favor, ajo është gjyqtare e Rilindjes./Prapaskena