Tensione në Parkun Olimpik ku po numërohet vota e diasporës. PD po konteston votat e ardhura nga Greqia, rreth 52 mijë. PD kërkon që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi PD pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.

PD kërkon që votat e Greqisë të ndahen më vete derisa të ketë një vendim KQZ ose komisioni i vlerësimit të votave, ndërsa PS është kundër.

Kjo situatë ka krijuar tensione brenda Parkut Olimpik.
“Kush është prova që e konteston. Cila është arsyeja. Edhe ti nuk mund ta shkelësh ligjin edhe pse je përfaqësues e KQZ. Ti s’ke asnjë kompetencë. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmë të drejtën të bëjmë kallëzim penal”, tha Balla.