Data 5 maj shënon ditën e Dëshmorëve, ata të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut’, shkruan Rama.

Ndërkohë më herët, presidenti i vendit Bajram Begaj ishte i pranishëm në ceremoninë në kujtim të dëshmorëve të atdheut në varrezat në kryeqytet.