Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për konfliktet e vazhdueshme të kandidatëve të PD-së, pak ditë para fushatës. Xhafaj tha se nuk beson se do të ketë ndonjë konflikt pas zgjedhjeve nëse PD-ja humbet, pasi sipas tij, shoqëria shqiptare sot është ndërgjegjësuar edhe nuk ndjek partitë politike.

Dritan Hila: Kemi një situatë që ka kaluar në dhunë. Nallbati rrahu një shofer kamioni, Xhelal Mziu dhunoi një militant socialist. Alizoti thotë: “Do t’ju hamë të gjallë!” Një kandidat në Korçë thotë: “Do t’ju zhdukim.” Mund të çojë në një konflikt nëse humbet PD-ja?

Fatmir Xhafaj: Jo. Por për fat të mirë janë gjëra sporadike, nuk janë një dukuri përgjatë gjithë procesit elektoral. Ky proces në tërësinë e vet është i qetë, po shkon mirë. Besoj se është një tregues i ndërgjegjësimit, i pjekurisë së shoqërisë shqiptare, më shumë sesa meritë e partive politike. Është pjekur shoqëria shqiptare, por është forcuar edhe kultura demokratike në vend. Unë nuk besoj se do të ketë diçka.

Dritan Hila: Keni qenë edhe ministër Rendi, besoni se shoqëria shqiptare nuk ka elementë të kalojë pranë një ndezjeje si ajo e 1997-ës?

Fatmir Xhafaj: Jo nuk besoj./K.C/dritare.net