Ashtu siç pritej para se zgjedhjet të mbaheshin, Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë filluar të thonë se zgjedhjet u vodhën.

Kjo, edhe pse humbja është në përmasa të atilla, që tashmë as ky justifikim nuk pi më ujë.

Por çfarë thoshin demokratët para zgjedhjeve.

Vetë Sali Berisha betohej se nuk kishte shans që Edi Rama të vidhte zgjedhjet.

Madje, kur Ylli Rakipi i thoshte në një nga emisionet e tij, se pas zgjedhjeve, Berisha do të thoshte pikërisht këtë gjë, pra që i vodhën votat, ai tha se do ia zinte Ramës në grykë vjedhjet e votive.

Madje kërkoi që ky premtim të mbahej shënim.