Seanca për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” ku i përfshirë është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, do mbahet më 5 maj.
Vendimi është në dorë të gjyqtares Fjorela Davidhi, e cila duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë së posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Ora e Fundit” theksoi se me dosjen “Partizani”, Berisha rrezikon të dënohet me tetë vjet burg.
“Berisha po përpiqet me artifica për ta shtyrë sa më gjatë, sepse është bindur për një gjë, se ky proces penal do shënojë dhe dënimin e parë të tij, vetëm për Partizanin atij mund t’i shkojnë deri në 8 vjet burg dhe pastaj çështjet e tjera që kanë nisur hetimet në SPAK.
Kam parasysh 21 janarin, që rrezikon burg të përjetshëm, kam parasysh Gërdecin, që do shkojë bashkë me djalin e vet, kam parasysh vrasjet që kanë bërë në Tropojë, që janë urdhëruar dhe ekzekutuar nga kjo organizatë që drejtonte Sali Berisha”, tha ai.
Ai foli edhe për lobimin në SHBA, ndërsa theksoi se FBI-ja pritet ta hetojë si “krim federal”.
“Këto para ndodhen në SHBA, sepse grupi kriminal i Saliut. Lobimi është krim federal në SHBA dhe të jeni të bindur që FBI ka nisur ta hetojë këtë krim, se si kanë shkuar këto para në SHBA”, tha ai.