Kryeministri Edi Rama ndodhet në Peshkopi në takimin përmbyllës elektoral me elektoratin e majtë. Ai tha se ky qark e ka shembullin më të mirë për të treguar që nuk jemi të gjithë njësoj. Sipas tij, Tropoja është qarku më pak i investuar nga qeveria e kënetës.
“Njerëzit thonë shpesh herë që nuk ja vlen me votu se janë të gjithë njësoj. Ky qark e ka shembullin që ja vlen me votu se nuk janë të gjithë njësoj. Nëse të gjitha bashkitë kanë bashkuar sot si dita me natën, kjo ka ardhur nga fakti i thjeshtë që nuk janë të gjithë njësoj si dhe nga investimi i këtij populli me votën e duhur me forcën e duhur. Ccfarë mund të ëbjën demokratët që ja kanë dhënë besimin shumë herë.

Këneta ka hapur një legjendë që Edi Rama nuk do veriun, nga investimet që kemi bërë në qarqet e veriut. Qarqet më pak të investuar nga qeveria e kënetës, Tropoja është më pak e investuar nga qeveria e kënetës. Sepse është mentaliteti i të parit të tribusë.”