Media pranë opozitës, konkretisht pranë familjes së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha kanë trumbetuar me të madhe para disa ditësh një lajm përmes shtrembërimit dhe keqinterpretimit të artikullit, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane.

Ka qenë drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Katharina Hofmann De Maura e cila ka reaguar mbi këtë lajm duke theksuar se: dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.

Fillimisht Hofmann sqaron se artikulli në fjalë është shkruar prej saj si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç ka bërë edhe me kontribute të tjera më parë dhe kurrësesi nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.

Hofmann vijon më tej teksa thekson se: Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë. Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.

Reagimi i plotë i Katharina Hofmann De Maura:

Në cilësinë time si përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.

Artikulli në fjalë është shkruar prej meje në kapacitetin tim personal si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç kam bërë edhe me kontribute të tjera më parë. Ai nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.

Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.

Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë.

Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.

Për informacion të saktë dhe të verifikuar mbi aktivitetin dhe publikimet tona, ju ftoj të referoheni vetëm te burimet tona zyrtare.

KATHARINA HOFMANN DE MOURA

Përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert

Zyra në Shqipëri.

Artikulli tendencioz i publikuar në median pranë familjes Berisha: