Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 90 qendra votimi nga 494 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 17.511 vota ose 51.53%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 13.794 vota ose 40.59%.
839 vota ose 2.47% kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 802 vota ose 2.36%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Durrësit ka marrë 408 vota ose 1.20%.
Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 8 mandate në qarkun e Durrësit, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 6 mandate.