Analisti Frrok Çupi në ABC News tha se Berisha rri në krye të PD për aq kohë sa është një “i vdekur” në dinamizëm. Ai shtoi se Berisha nuk sjell ndyshime në PD, prandaj dhe kampi blu nuk njeh individën, por masën, turmën.
“Berisha do të rrijë aty për aq kohë sa është i vdekur, po të ishte i gjallë në kuptimin e dinamizmit të tij, në kuptimin e reformës atëherë do të gjykohej. Sot nuk gjykohet, vetëm votohet dhe gjatë gjithë kohës, votohen këta tipa. Ai nuk bën ndryshime.
Ai nuk e lë individin, nuk ka individualitete në PD dhe nuk ka individë ka popull, ka masë, ka turma dhe gjëja që i luftohet më shumë në PD, Sali Berishës është karriera, ai nuk e njeh konceptim. E gjitha është një perandori e vdekur”, tha Frrok Çupi.