Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama.

Sipas tij rezultati ishte i pritshëm, dhe Partia Socialiste mund të fitonte edhe mbi 80 mandate. Koçiu theksoi se është më e rëndësishme mandati i qytetarit, se mandati i deputetit.

“Për mua është i rëndësishëm kur ke mandatin e qytetarët se i deputeti.Unë e prisja fitoren, dhe një reyultat me 8 përpara me mbi 80 mandate”, tha ai në News24.

Deputeti i Partisë Socialiste shtoi se kryeministri Edi Rama n zgjedhjet e 11 majit vendosi kandidatët më të fuqishëm në listën e hapur dhe e kundërta ndodhi me kryetarin e opozitës.

“Rama i nxorri të fuqishmit në listë të hapur ,ndërsa Berisha nuk e bëri dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar”, përfundoi Koçi.