Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ashtu siç është bërë e zakonshme, i ka dërguar një letër urimi klubit të Egnatias që u shpall kampion për vitin e dytë radhazi në Superiore. Në shkresën e publikuar nga FSHF, bie në sy se si Infantino përgëzoi rrogozhinasit për punën e tyre gjatë sezonit, që u kurorëzua me titullin e fituar në “Final 4”.

Letra e Xhani Infantinos:

I nderuar President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë.

Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.

Me respekt,

Gianni Infantino