Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio lidhur me fenomenin e emigrimit masiv.

Rubio shprehet shqetësues për rritjen e emigrimit masiv, fenomen të cilin ai e ka barazuar me trafikimin e qenieve njerëzore, teksa shprehet se nuk asgjë të dhembshur apo humanitare nga emigrimi, por sjell vetëm përfitime për trafikantët.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore.

Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.