Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, por Turqisë i duhet një Kushtetutë e re, e cila pasqyron frymën e kohërave moderne dhe vlerave demokratike.
“Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grushtit të shtetit, e cila ende mban erë mentalitetin e puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më përpara me një Kushtetutë të tillë. Ne kemi nevojë për një Kushtetutë të propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, deklaroi Erdogan, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.