Në një forum kushtuar të ardhmes së kinemasë evropiane, Alain Berset, ish-president i Zvicrës dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, u shfaq me atlete të bardha, të zbukuruara me një yll në ngjyrat blu dhe të verdhë – një simbolikë që nuk kaloi pa u vënë re.

Modeli i atletëve ngjasonte me ato të kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilat i kishte veshur Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë në 16 maj.

Një stil që Rama e solli në politikën evropiane që prej kohës kur nisi të sfidonte protokollet me atlete të personalizuara, si shenjë e lirshmërisë krijuese dhe refuzimit të hipokrizisë formale.

Sot, një nga figurat më të rëndësishme të Evropës zyrtare, zgjedh këtë kod joformal për t’u afruar me artistët, me të rinjtë, me një tjetër gjuhë.