Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit.
Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen e PD-së nuk është tek manipulimet e Edi Ramës.
“Masakër elektorale!
Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!!
Te thamë s’ka LaCivita që të shpëton, por vazhdo bjeri murit me kokë, se ke marrë nje popull në qafë.
Gjithsesi, sa të vlen lëkura, e pamë me këtë humbje fatale të demokracisë shterpë që ofron.
Prapë nuk e kupton, në 2021 nuk ishe ti shpresa. Isha unë”, shkruan Kokalari.