Arsyeja se pse PD-së i djeg më shumë fitorja e Jorida Tabakut në det të hapur mes peshkaqenëve të politikës se sa mandati i katërt i Ramës reflekton hallin e Familjes Berisha, për të cilën në parti është më i rëndësishëm një Mul budalla që nuk ka as 1 % të votave të Tabakut, por që mallkon SPAK-un dhe shkrihet për Familjen se sa një demokrat me personalitet, i cili ka mbështetje përtej fashës militanteske, por që dyshon tek revulucioni dhe nuk ha bar.

Në tunelin 12-vjeçar të humbjes, modeli Jorida, në vend që të shihet si impuls ringritje dhe dritë, konsiderohet nga Familja Berisha si rrezik për pozitat e saj.

Dhe si i tillë ky model duhet baltosur si një komplot i pushtetit për të përçarë unitetin e barëngrënësve dhe asgjësuar opozitën. (Adriatik Doçi)